Gaboi në Sevilla-Barça, pezullohet arbitri

Sporti

Gaboi në Sevilla-Barça, pezullohet arbitri

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 10:33

Arbitri Mateu Lahoz pezullohet për një javë nga Federata Spanjolle për gabimet teknike të bëra në ndeshjen e shumë kontestuar Sevilla-Barça të cilën katalanasit e fituan 3-2 në shtesë. Sipas komunikatës, Lahoz gaboi në golin e fitores nga David Villa pasi Pedro që i dha asist mori topin me dorë, ndërsa gabimi i dytë sipas Federatës ishte në pezullimin e Gary Medel. Sipas raportit, mes Fabregas dhe Medel nuk kishte agresion dhe kartoni i kuq për lojtarin e sevillas ishte i gabuar.

Me pezullimin e marrë, Lahoz nuk do të drejtojë sfidën Real Madrid-Celta Vigo që do të luhet më 20 Tetor, dhe vendin e tij do ta zërë Clos Gomez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat