Sporti

Schweinsteiger: Gjermania ende ka forcė

Bota Sot | 09.10.2012 22:21
Schweinsteiger: Gjermania ende ka forcë

Bastian Schweinsteiger ka kėrkuar mė shumė respekt pėr Gjermaninė, pas kritikave qė i janė bėrė kėsaj skuadre pėr mungesėn e titujve tė fituar. Mesfushori i Bayern Munich ka folur pėrpara sfidės me Republikėn e Irlandė pėr eleminatoret e Botėrorit 2014 nė tė cilėn do tė jetė edhe kapiten nė mungesė tė mbrojtėsit Philipp Lahm. Ai ka pranuar se “pancerat” duhet tė jenė krenar pėr lojėn dhe paraqitjet qė kanė bėrė pavarėsisht se nuk fitojnė njė trofe qė prej vitit 1996 pa harruar kėtu edhe gjysėmfinalen e humbur kundėr Italisė nė Euro 2012.

“Gjysėmfinalja ka mbaruar dhe nuk duhet marrė mė pėr bazė. Ne nuk lamė asnjė pikė nė eleminatore duke mundur tė dhjeta skuadrat qė kishim nėpėr grupe, e mė pas humbėm vetėm njė ndeshje. Mendoj se ėshtė pėr tė ardhur keq, nuk ėshtė gjithmonė e drejtė por kjo ėshtė rruga. Pastaj ka edhe skuadra tė tjera qė kanė edhe ato objektivėt e tyre dhe nuk ėshtė e lehtė tė fitosh gjithnjė. Nuk mendoj se cdo gjė ėshtė e keqe, pasi jo shumė skuadra mund tė arrijnė rekrodet tona. Mendoj se respekti ka humbur disi pasi huk ėshtė e shkruajtur nė asnjė vėnd qė ne do tė fitojmė tė gjitha ndeshjet”.

Ylli i Bayern Munich i humbi dy pėrballjet e para me Austrinė dhe Ishujt Faroe pėr shkak dėmtimi dhe humbjes sė formės, por tani ai ėshtė i vendosur pėr tė pėrfaqėsuar vėndin e tij nė Dublin ndaj skuadrės sė drejtuar nga Giovanni Trapattoni qė ka njė mbėshtetje tė zjarrtė nga tifozeria vėndase.

“Ėshtė njė ndjesi e vecantė tė luash atje. Atmosfera ėshtė e ndryshme dhe kanė kėtė gjėnė speciale. Ne jemi pėrballur pėrpara 5 viteve dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė fitosh atje. Do tė ishte njė avantazh shumė i madh nėse do tė siguronim tre pikėt por ata janė njė skuadėr e fortė me njė trajner dhelpėr dhe shumė inteligjent”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus