Gil Marin: Me Falcaon përfituam edhe financiarisht

Sporti

Gil Marin: Me Falcaon përfituam edhe financiarisht

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 22:16

40 milionë euro të shpenzuara nga Atletiko Madridi në verë të 2011 për sulmuesin kolumbian Radamel Falkao rezultuan një investim i sigurt. Një vit pas transfertës më të shtrenjtë në historinë e klubit madrilène, bilanci del më shumë se pozitiv. Atletiko arriti të triumfonte falë edhe kontributit të madh të 25 vjecarit Ligën e Europës dhe Superkupën e Europës, duke sjellë përfitime të mëdha në arkën e klubit, por aseti më i vyer është pikërisht Radamel Falkao, I cili po krahasohet me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon dhe këtë e vërtetojnë shifrat: 8 gola këtë sezon në La Liga, po aq sa dy lojtarët më të mirë në botë që luajnë me Barcelonën dhe Realin e Madridit. Cmimi I kartonit të kolumbianit ka arritur shifrën 60 milionë euro, shumë e mjaftueshme, sipas Miguel Ángel Gil Marín, anëtarit të bordit drejtues të Atletiko Madridit, për të zgjidhur të gjitha problemet financiare të skuadrës. Sipas tij, Falkao është një futbollist që do ta dëshironte cdo trajner, por nëse skuadra që drejtohet nga Simeone nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, shitja e Falkaos do të jetë detyrim, pasi kuqebardhët nuk do të mund t’ia paguajnë një rrogë të lartë kolumbianit.

Gil Marin thurri elozhe edhe për Diego Simeonën, mbërritjen e të cilit në Madrid e konsideroi si bekim. Për trajnerin argjentinas, në fakt ka zëra se mund të zëvendësojë Zhoze Mourinjon te Reali, por vetë tekniku I Atletikos e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Nuk do ta drejtojë kurrë Realin. Mund të më konsideroni si të cmendur por unë në futboll bëj gjithmonë atë që ndiej. Kam një kontratë me Atletikon të cilën dua të respektoj deri në fund.”

Sa I përket të ardhmes së Falkaos, Simeone tha se kolumbiani nuk jeton me të ardhmen, por me të

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat