Kurdisjet e futbollit italian shkruhen në libër - “Football Clan”

Sporti

Kurdisjet e futbollit italian shkruhen në libër - “Football Clan”

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 22:11

“Football Clan” është titulli i librit që rrëfen aferat e pista të një prej kampionateve më të ndjekura në botë ashtu sic mund të konsiderohet fare mirë Seria A dhe që do të trondisë me siguri futbollin në Itali.

Autori i librit është Raffaele Cantone, ish-prokuror i antimafias së Napolit dhe Gianluca Di Feos, gazetar i njohur në shtetin fqinj. Ky libër rrëfen gjenezën e joshjes së botës së mafias për sportin si dhe Botërorin e aq shumë të përfolur të vitit 1978 i cili u zhvillua në Argjentinë, dhe kur flitet për këtë ngjarje të rëndësishme nuk mund të lësh pa përmendur Diego Armando Maradonën, yllin argjentinas i cili shpesh është përfolur edhe për lidhje me botën e krimit.

Libri flet gjithashtu për vizitën e Mario Balotellit në lagjet e varfëra të Napolit, nën shoqërinë e eksponentëve të Kamorrës, miqësitë e dyshimta të Fabio Cannavaros dhe sigurisht për pasionin përsa i përket basteve sportive. Një hapësirë e konsiderueshme i kushtohet edhe dëshirës që bota e mafias ka për të blerë aksione në klubet më të njohura në Serinë A, në mënyrë që të bëhen pjesë e futbollit madje duke tentuar arritjen e qëllimit edhe duke shtënë me armë, për të treguar kështu focën e tyre nën zhurmën e kallashnikovëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat