Man United feston në Newcastle

Sporti

Man United feston në Newcastle

Nga: Alban Lumi Më: 7 tetor 2012 Në ora: 19:06

Manchester United ka mundur në udhëtim Newcastle me rezultat, 3:0. Në këtë mënyrë, djajtë e kuq rikthehen tek fitoret.

Man United ka lënë pas disfatën e papritur në “Old Traford”, nga Tottenahm Hotspur, në javën e kaluar të Premier Ligës. Djajtë e kuq deklasuan skuadrën e Newcastles me rezultat 3:0, duke treguar forcën karshi rivalëve në konkurrencë për titull të Anglisë. Evans (8’) nisi serinë e golave për futbollistët e Fergusonit, ndërkaq Evra e dyfishoi epërsinë vetëm pas shtat minutave. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërkaq Scholes e vulosi rezultatin në minutën e 86-të. Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e dytë me 15 pikë, në renditje, katër pikë më pak se lideri, Chelsea, ndërkaq Newcastle mbetët në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat