Sporti

Drenica ndal liderin

Bota Sot | 07.10.2012 18:29
Drenica ndal liderin

Drenica ėshtė skuadra e cila mė nė fund ndal serinė e fitoreve tė njėpasnjėshme tė Trepēės ’89. “Minatorėt” dhe ‘kuqezinjtė’ e Skenderajt tė dielėn nė ‘Riza Lushta’, kanė ndarė pikėt duke luajtur baras 2-2, nė kuadėr tė xhiros se nėntė tė Raiffeisen Superliga e Kosovės nė futboll.

Ballafaqimi nė mes Trepēės ’89 dhe Drenicės ėshtė pėrshkruar me lojė mjaft tė mirė dhe me katėr gola tė shėnuara. Fillimisht Isuf Llumnica zhbllokoi rezultatin nė kėtė takim duke sjell ekipin vendėse nė avantazh prej 1-0, mirėpo, katėr minuta mė vonė sulmuesi Berat Hyseni barazon shifrat nė 1-1.

Ishin sėrish nikoqirėt qė nė minutėn e 46-tė kaluan nė epėrsi me golin e Izmakut. Drenica nuk u dorėzua dhe sėrish nė skenė del Hyseni, i cili shėnoi golin e barazimit duke ia siguruar njė pikė shumė tė vlefshme skuadrės sė tij.

Karahoda shpėton Ferronikelin

Fitore tė jetė tė rėndėsishme dhe tė vėshtirė ka shėnuar Ferronikeli nga Drenasi. Skuadra e Ramiz Krasniqit para tifozėve tė vet mezi mundi Llamkos Kosovėn me rezultat 2-1.

Ishte sulmuesi Fatih Karahoda, njeriu kryesor i fitores sė skuadrės sė Drenasit, pasi shėnoi dygolėsh nė minutėn e 51-tė dhe 82-tė, kurse golin e vetėm pėr mysafirėt e shėnoi Zeneli (24). Pikėt e plota nė kėtė xhiro i ka arkėtuar edhe Liria, e cila nė transfertė mundi Besėn e Pejės prej 0-3.

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e nėntė

Rezultatet

Besa-Liria 0-3

Trepēa ’89-Drenica 2-2

Ferronikeli-Llamkos Kosova 2-1

Dje

Hysi-Vėllaznimi 1-0

Drita-Trepēa 4-2

Nesėr takohen:

Hajvalia-Prishtina

Tabela

1.Trepēa ’89 21

2.Prishtina 16

3.Drita 16

4.Trepēa 14

5.Hysi 14

5.Hajvalia 12

7.Vėllaznimi 10

8.Drenica 10

9.Ferronikeli 10

10.Liria 9

11.LLamkos Kosova 6

12.Besa 6.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus