Shokon Dede, largohet nga Luftëtari, Vllaznia marshon

Sporti

Shokon Dede, largohet nga Luftëtari, Vllaznia marshon

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 18:17

Vllaznia ngjitet me “dhunë” në vendin e tretë të klasifikimit pas fitores së arritur në Shkodër 1-0 përballë Laçit.

Goli i Dragoit në pjesën e dytë zhbllokoi shifrat e një ndeshjeje që nuk e kaloi nivelin mesatar por u shërbeu shkodranëve të ngjiteshin në kuotën e 11 pikëve.

Ndërkohë, në Gjirokastër Luftëtari ka pësuar 2 humbje, atë me Besën 2-0 dhe largimin e trajnerit Nevil Dede. Në lidhjen direkte per mediat, Dede komunikoi vendimin e tij.

“Deri diku ekipi nuk arriti të reagonte dhe përgjegjësia për këtë është imja”, theksoi tekniku tiranas që u largua pa analizuar takimin e dobët të gjirokastritëve. Në ndeshjen e fundit të javës, Kastrioti-Teuta, durrsakët regjistruan fitoren e dytë rresht me rezultatin 1-0 duke u konfirmuar si një nga skuadrat pretendente në luftën për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat