Messi, Ronaldo apo Neymar? Flet Pele

Sporti

Messi, Ronaldo apo Neymar? Flet Pele

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:26

Nëse flitet për futbollistin më të mirë në botë, natyrisht që duhet marrë mendimi edhe i atij që njihet si mbreti i kësaj loje Pele. Braziliani i famshëm ka folur për të ardhmen e Neymar në një intervistë të gjatë për “Fox Sport” por edhe për krahasimet me Leo Messi që sipas Peles vazhdon të mbetet më i miri.

“Teknikisht Neymar disponon më shumë alternative se Messi. Luan nga e majta, nga e djathta godet topin me të dyja këmbët dhe luan mirë gjithashtu me kokë. Messi ka më shumë eksperiencë dhe është më i shpejtë në aksionet e tij sulmues. Të dy janë futbollistë të mëdhenj”.

Pele foli gjithashtu edhe për duelizmin Messi – Ronaldo që vazhdon të mbetet një nga temat më të preferuara të mediave.

“Sot futbollistët janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. Messi dhe Ronaldo janë një shëmbull i tillë. Loja e tyre është e ndryshme në të gjitha aspektet Ronaldo në një farë mënyre është më shumë sulmues dhe prandaj shpallet golashënues ashtu si kohë më parë braziliani Vava. Messi niset më shumë nga prapa por me të nuk ka krahasime. Pak kohë më parë ishte Zidane pasi ishte më i kompletuari, ashtu sic kanë qënë Cruyyf, Beckenbauer, George Best, Didi, Vava etj aktualisht është Messi. Nëse do të zgjidhja një skuadër për të luajtur tani? Barcelona pa dyshim. Gjithcka është më e lehtë aty”.

Më pas diskutimi shkon tek braziliani Neymar dhe e ardhmja e tij që sipas peles duhet të jetë në vënde si Spanja, Hollanda apo Franca.

“Jam dakort që Neymar duhet të transferohet në Europë. Vitin e kaluar agjenti i tij foli me babain e Neymar për një propozim nga Anglia. Kur e mora vesh një gjë të tillë shkova dhe bisedova me ta duke i sygjeruar se për momentin futbolli anglez ishte shumë i vështirë për Neymar që është një futbollist i shkëlqyer por jo fizik. Për Neymar apo cdo futbollist të tillë është mirë të luajnë në Spanjë Hollandë apo Francë. Në Angli dhe Gjermani markimet dhe mbrojtjet janë shumë të vështira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat