Superliga e Kosovës, Trepça ’89 me hap kryesuesi

Sporti

Superliga e Kosovës, Trepça ’89 me hap kryesuesi

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:23

Trepca 89 shtrin hapin në krye të Superligës kosovare. Skuadra mitrovicase arriti të përfitojë në maksimum nga hapat fals të Prishtinës dhe Dritës në këtë javë të tetë duke fituar 2-0 në transfertë me Lirinë. Nënkampionët në fuqi të Kosovës dominuan përballë prizrenasve, që luanin në Gjakovë, si pasojë e papërshtatshmërisë së terrenit të impiantit të tyre. Formacioni i Gani Sejdiut kishte dhe mbështetjen e disa qindra tifozëve të ardhur nga qyteti verior, të cilët i dhanë më shumë shtysë mitrovicasve për të kërkuar që në fillim fitoren.

Rezultatin e zhbllokoi Lorik Maxhuni në minutën e 15-të që konkretizoi një superioritet të dukshëm të Trepca 89 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Liria ushtron presion dhe përpiqet dëshpërimisht të arrijë te goli i barazimit por lë hapësira mbrapa nga të cilat përfitojnë lojtarët miq, të cilët mbyllin përfundimisht takimin në minutën e 85-të, kur Isuf Llumnica mposht për të dytën herë portierin prizrenas. Mbyllet me rezultatin 2-0 për Trepca 89 që tashmë sheh 4 pikë larg ndjekësit e prishtinës. Ndërsa në vendin e tretë është ngjitur skuadra rtjetër e Mitrovicës, Trepca me Dritën e gjilanit që ka zbritur në vendin e katërt. Kjo është dhe tabela e plotë e rezultateve për javën e tetë të superligës kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat