Të varfër në merkato, por me futboll të bukur

Sporti

Të varfër në merkato, por me futboll të bukur

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:13

Merkatoja ishte e varfër pothujase për të gjithë. Borxhet rëndojnë dhe pagat e larta shpesh u bënë pengesë e madhe. Megjithatë skuadrat spanjolle nuk harruan se si mund të fitohet, por edhe se sit ë luash bukur. Në javën e dytë të Champions, 4 fitore në 4 ndeshje 11 gola të shënuar dhe 1 i pësuar. Në javën e parë 3 suksese për Realin, Barcën dhe Malagan plus humbjen e Valencias ndaj Bayern Munich. Dy turne, 7 fitore, 21 gola të realizuar dhe 7 të pësuar. Malaga padyshim është rasti më flagrant nëse marrim parasysh edhe turnin paraeleminator ku kaloi me shumë lehtësi Panathinaikosin.

Skuadra e trajnerit Pellegrini akoma nuk ka pësuar gol në 4 ndeshjet e Champions League. Premiot e Uefas që janë ngrirë deri sa Malaga të zbardhë të gjitha burimet financiare, një situatë financiare e denjë për skuadra që luftojnë për mbijetesë, kursime dhe një rënie vertikale por edhe entuziazmi i admirueshëm i tifozëve dhe qetësia olimpike e Pellegrinit dhe futbollistëve të tij. Një dopio 3 – 0 njëra ndaj Zenitit skuadrës që në një mbasdite shpenzoi 90 milion euro për Hulk e Ëitsel dhe tjetra ndaj superfuqisë belge Anderlecht. Testi i radhës është ndaj Milanit më 24 tetor në Rosaleda. Valencia ka bërë detyrën, një humbje e pritshme në Bavari nga Bayern dhe një fitore në shtëpi ndj Lille.

Tani sfida e dyfishtë me surprizën Bate Borisov, e para në Bjellorusi ajo që do të japë masat reale të ambicieve të skuadrës së Pellegrinos. Nga 2 të mëdhat e Spanjës paiteshin të vinin 4 fitore dhe ashtu ndodhi. Me shumë mundim në javën e parë ku si katalanasit ashtu edhe madrilenët me të njëjtin rezultat 3 me 2 respektivisht ndaj Spartakut të Moskës dhe Manchester Cityt që u pasun me fitoret në javën e dytë ndaj Ajaxit dhe Benfikës duke i paraprire klasikes të së dielsë në Kamp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat