Xhemajli shënon në Europa Ligë

Sporti

Xhemajli shënon në Europa Ligë

Nga: Alban Lumi Më: 20 shtator 2012 Në ora: 21:17

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli ka shënuar njërin nga katër golat e Napolit, në fitoren e skuadrës italiane ndaj Stockholmit në “San Paolo”, në Evropa Ligë. Ai u inkuadrua në minutën e 56-të, ndërkaq futbollisti tjetër shqiptar, Valon Behrami ishte titullarë. Granit Xhaka është inkuadruar në pjesën e dytë në barazimin që Monchengladbach e mori me AEL Limassol në udhëtim.

Napoli ka demoluar skuadrën suedeze të Stockholmit në kuadër të ndeshjeve të para të grupeve në Europa Ligë, duke e mposhtur me rezultat bindës, 4:0. Eduardo Vargas ishte më i merituari për fitoren e italianëve, ai realizoi tri golat e parë (6’, 46’ dhe 69’) ndërkaq futbollisti shqiptar, me nënshtetësi zvicerane, Blerim Xhemajli, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, në vend të Marco Donadel vulosi epilogun e këtij takimi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Futbollisti tjetër shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami luajti nga minuta e parë në këtë përballje. Në Grupin F, fitore në shtëpi realizoi edhe Dnipro ndaj holandezëe të PSV-së, me rezultat 2:0.
Granit Xhaka u la në stol në fillim të takimit, që skuadra gjermane Monchengladbach e zhvilloi me udhëtim me AEL Limassolin në udhëtim. Xhaka u inkuadrua me të filluar gjysmoja e dytë, ndërkaq ky takim përfundoi në paqe, 0:0. Edhe takimi tjetër i Grupit C, në mes Fenerbahce dhe Marseille përfundoi pa fitues, 2:2.
Një mori golash janë shënuar në takimin që u zhvillua në Bern, në mes Young Boys dhe Liverpolit në Grupin A. Këtë takim e fitoi gjiganti anglez, me shifrat prej 5:3, ndërkaq Udinese dhe Anji Makhachkala i ndanë pikët, 1:1.

Grupi A

Udinese - Anji Makhachkala 1:1
Young Boys Bern - Liverpool 3:5

Grupi B

Hapoel Tel Aviv - Atletico Madrid 0:3
Viktoria Plzen - Academica Coimbra 3:1

Grupi C

AEL Limassol - Monchengladbach 0:0
Fenerbahce - Marseille 2:2

Grupi D

Bordeaux - Club Brugge 4:0
Maritimo - Newcastle U. 0:0

Grupi E

Copenhagen - Molde 2:1
Stuttgart - Steaua Bucuresti 2:2

Grupi F

Dnipro D'petrovsk - PSV Eindhoven 2:0
Napoli - AIK Stockholm 4:0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat