Kush do të jetë president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës? Luftë e madhe pas perdeve 

Sporti

Kush do të jetë president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës? Luftë e madhe pas perdeve 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shkurt 2021 Në ora: 18:35
Kush do të jetë president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës? Luftë e madhe pas perdeve 

Tash për tash dihen emrat e pesë kandidatëve për president të ri të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK-u).

Kush do të jetë president i ri i KOK-ut? Burimet tona mësojnë se po bëhet një luftë e madhe pas perdeve ashtu siç thuhet në zhargonin sportiv, madje disa po shkojnë dhe po bisedojnë kokë me kokë me disa nga zyrtarët e federatave, duke i lutur deri në pikën e fundit: “Ma jep votën, ma jep votën, aman”!

I pari që e ka shpallur kandidaturën për president është presidenti i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, një burrë i respektuar kudo.

Pastaj Milaim Kelmendi, president i Federatës së Skitarisë së Kosovës, një entuziast i madh i sportit. 
Linda Shala, nënpresidente e Federatës së Basketbollit të Kosovës, është kandidate për presidente të KOK-ut apo në opinionin sportiv njihet si “Gruaja e hekurt” dhe e fjalës!  

Në një formë është edhe Afërdita Fazlija kandidate për president.

Fazlija është zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Sportit të Kosovës dhe selektore e kombëtares së Kosovës në futboll (femrat), njohëse e madhe e sportit. I pesti, i pashmangshmi Besim Hasani, president aktual i Komitetit Olimpik të Kosovës apo tash e 24 vite në krye të këtij asociacioni, nga viti 1996. Hasani kërkon edhe një mandat apo mandatin e shtatë.

Hasani njihet si njeriu i gjeneratës së sakrificës, me një qetësi si gjithmonë por kësaj radhe ka një garë më të ashpër që do të mbahet mend në historinë e sportit të Kosovës.

Siç merret vesh, shumica e federatave veç janë përcaktuar se për kë do të votojnë, përveç Federata e Boksit të Kosovës (flitet e përflitet se kanë ndërruar mendje), Federata e Çiklizmit të Kosovës e ndonjë tjetër federatë, ende po mendojnë kujt t’ia qesin votën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat