U zhvillua në New York, Festivali i IV- të, i Fëmijëve Shqiptarë (Foto)

Amerika

U zhvillua në New York, Festivali i IV- të, i Fëmijëve Shqiptarë (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 15 qershor 2016 Në ora: 15:38
Pamje nga festivali

NEW YORK CITY : Fëmijët shqiptarë së bashku me prindërit e tyre, në Nju Jork për të katërtin vit me rradhë kanë pasur rastin, që të ndjekin një festival me të vërtet profesionistësh me konkurrues bashkëmoshatarët e tyre, në Festivalin e IV të Fëmijëve "Zërat e Rinj” i cili mbahet për çdo fillim muaji qershor në Nju Jork.

Festivali i Fëmijëve Shqiptarë, është festivali i Katërt, dhe ka karakter për tërë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ai është pjesë e manifestimeve tradicionale të organizimeve kulturore në komunitetin shqiptarë, në SHBA.

“Ai është i shtrirë në të gjitha shtetet, ku jetojnë shqiptarët, në një rrugëtim të tij nga festivali në festival me tigëllimin e bukur, shoqëruar me të gjitha ngjyrat dhe zërat e fëmijëve , i cili tregojnë edhe një herë, egzistencën e një gjuhe, e një tradite, dhe të një kombi, Kombit tonë shqiptarë” tha, prezantuesi i këtij festivali Lorent Çobo.

Ky, është me të vërtet një festival i mirëfilltë, dhe mjaft origjinal, i cili është i vlerësuar përndryshe, edhe nga organizator të njohur festivalesh për fëmijë, kompozitor, dhe drejtues festivalesh si në Shqipëri e Kosovë, e trojet shqiptare, dhe është i vetmi festival deri tani për fëmijët shqiptarë në Amerikë, që trasmetohet në rrejtin kabllor dhe satelitor të disa Televizoneve të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, si Radio Televizioni Shqiptarë RTSH vitin e kaluar.

Kurse, kësaj rradhe të drejtën e trasmetimit televizivë në Shqipëri, e kanë marrë Tring TV dhe Zjarr TV nëpërmjet regjistrimit të kamerave të Tele Alba nga Philadelphia.

Ndërsa, për sa i përket konkurentëve të këtij festivali, për arsye të buxhetit të limituar, githmonë janë përzgjedhur fëmijët nga zona e Tri-Shteshit, Bostoni, Pensilvania, por edhe nga shtete të tjerë, këtu në SHBA.

Në festivalin e sivjetëm konkuruan për pesë çmime 20 këngë nga kompozitorë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, në interpretimin virtuozë dhe të talentuar të 14 këngëtarëve të vegjël, që konkuruanë për 5 çmime : “Çmimi i Talentit Motrat Qiriazi” - “ Çmimi special i interpretuesit më të mirë Nexhmije Pagarusha” dhe “Çmimi i publikut bazuar në duarttrokitjet “I Nderuar Publik”.

Festivali i IV të Fëmijëve "Zërat e Rinj” në Nju Jork, nisi shfaqjen e tij me një Juri profesionsitësh, i përbër nga katër anëtar - të katër profesor të muzikës, që vijnë nga shkolla e shqiptare e muzikës - Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë, të cilët bënë edhe vlerësimet si dhe me pak fjalë e përshëndetën me këtë rast mbylljen e festivalit të IV të Fëmijëve "Zërat e Rinj” USA 2016.

Juria me 4 anëtarë pesprofesionista në fushën e artit e kulturës : Ylli Kalaja – Kryetar Jurie,(Ylli Kalaja mbështjell rreth vetes një karrierë të pasur 40–vjeçare, artistike. Ai ka përfunduar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion, fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, drejtues i 16 festivaleve në Shqipëri, Anëtarë :- Rakipe Karaj, këngëtare nga Shqipëria drejtoresh e Qendrës për Fëmijë në Fushë Krujë, këngëtare e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, debutuese së bashku me grupin e njohur të “Pleqve të Krujës”, Ilir Dangëllia, Kompozitor i disa Festivale të RTSH në Tiranë, fitues i disa çmimeve për më se 20 vjet, kontribon në muzikë në komunitetin shqiptarë në Amerikë. si dhe Paulin Trieshi, këngëtar i këngës lirike, ish solistë i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve,.

Udhëheqëse artistike, dhe drejtore e Festivalit të Fëmijëve "Zërat e Rinj”, në SHBA, është Pranvera Çobo, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Lorent Çobo, ka bërë një punë të mrekullueshme, e cila gjithësesi meriton vetëm faleminderime dhe përgëzime, nga prinderit e ketyre femijeve dhe i gjithë komuniteti shqiptar.

“Ne kemi në çdo festival kompozime të reja të këngëve , ku të gjitha këngët janë të krijuar vetëm për festivalin e Fëmijëve "Zërat e Rinj”, në SHBA, na tha drejtoria e këtij Festivali Pranvera Çobo, duke shtuar se “ ku fëmijët, që kanë lindur në SHBA ,mund të këndojnë e vallëllzojnë në gjuhën e ëmbel dhe të bukur shqip, gjuhën e tyre amtare, dhe në të njëjtën kohë pjesëmarrësit, të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre, nëpër SHBA”.

Festivalin e ndoqën dhjetra vëtë, një publik cilësor dhe mjat i të kulturuar, përfshirë edhe Kryetarin e Vatrës Dr. Gjon Buçaj me bashkëshorten Nikoleta Buçaj, si edhe disa veprimtar, të komunitetit, artistë, muzikantë, e këngëtar, prinderit dhe nxënësit të shkollës shqipe në Nju Jork dhe Filadelfia.

Mysafire speciale për t’u ngjitur në skenën e këtij festivali ishte këngëtarja e njohur nga Shqipëria Rakipe Karaj dhe këngëtarja e talentuar nga Kosova Eriona Balaj, pjesmarrëse e festivaleve për fëmijë në Prishtinë

I kthyer tashmë në një traditë, Festivali i Fëmijëve "Zërat e Rinj 2016 ”, në SHBA, i cili është një Festival Mbarëkombëtar i Fëmijëve, për nga konkurruesit, këtë radhë është zhvendosur në sallën e koncerteve të qendrës “Symphony Space” në bulevardin Broadway, në qytetin e Manhattan NYC.

Festivali u hap me këngën e parë konkuruese, e cila ishte “Kam dy Mace’ teksti Matush Gjeluci, muzika, Ylli Ramzoti, kënduar nga Anabela Nilaj dhe shoqëruar nga grupi i fëmijëve AAKVSHA.

Ndërkaq, prezantues të këtij festivali me plotë talent duke e drejtuar e Festivalin e 4-të Zërat e Rinjë në Nju Jork, ishin Eva Junçaj dhe Lorivert Çobo - dy bashkëmoshatarët e këtyre fëmijëve, që morën pjesë në këtë festival -

Kurse, festivalin e përshëndeti në mbyllje të tij, me fjalë miradie edhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, kryetari i shoqatës Bijtë e Shqipes , Tajar Domi, Kompozitori Ylli Kalaja, Këngëtaria Rakipe Karaj, dhe muzikani Ilir Dangëllia.

Gjthashtu, festivalin e kanë përshëndetur , me nga një preformim në skenë në fund me këngë, valle dhe një kolazh muzikor - folklorik , të përgatitur nga rapsodi Tom Gjergji - dhe aktori i njohur Shaban Lajçi, me disa anëtar të Shoqërisë Kulturore “Kelmendi”, Ansambli “Bashkimi” - i koreografit te mirënjohur Bashkim Braho nga Bostoni, me një valle të Rugovës, dhe Ansambli Artistik Kënga e Vallja Shqiptare me një valle të Shqipërisë se Mesme.

Në fund të Festivalit të 4-të “Zërat E Rinjë” në Nju Jork, u bënë edhe vlerësimet e këngëve dhë interpretuesve më të mirë .

Me çmimin e Parë u nderua kënga “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa dhe Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.
Çmimi Inkurajues iu dha këngës - “Nëna ime e dashur”, teksti/ muzika/ orkestrimi Ernis Çili; këndoi - Ejdia Daku.

Çmimi i interpretimit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”- iu dha këngëtares Rrebeka Martini dhe fëmijët nga Bostoni; - tekst, muzikë dhe orkestrimi nga Adem Ymeri.

Çmimi i Talentit “Motrat Qiriazi” e morën Isabela Ulaj, Rona Dedinca, Andrew Dedaj dhe Nicky Musaj me këngën “Profesionet”, teksti- Suela Tukaj, muzika dhe orkestrimi- Jetmir Mehmeti.

Çmimi i Tretë iu dha këngës - “Gjuhën ta ushtrojmë” teksti/muzika/orkestrimi – Alexandër Vezuli, këndoi – Jona Dedinca, shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.

Çmimi i dytë iu dha këngës “Përrallë”, teksti/muzika dhe orkestrimi nga Alfred Kaçinari, këndoi Isabela Ulaj shoqëruar nga fëmijët e Ansamblit Artistik "Kënga dhe Vallja Shqiptare".

Në fund duhet cekur se paraqitja e fëmijëve në këtë festival ishte me të vërtet me shumë emocione dhe në sallën ku zhvillohej festivali, çdo gjë frymonte shqip, nga që publiku ishte kulturuar dhe ndoqi me shumë vëmendje festivalin, duke i duartrokitur të gjithë fëmijët në skenën e festivalit.

Ndërkohë, fëmijët, nga mosha 5 deri në moshën 15 vjeçare, të cilët konkurruan u përpoqën të tregojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre, si në interpetim të këngëve shqipe ashtu edhe në përpjekje për të vallëzuar së bashku me fëmijët e tjerë, që dolën në fund të festivalit.

Për të katërtin vit ideatorja e këtij aktiviteti, Pranvera Çobo me pasion dhe profesionalizëm e drejtoi me sukses festivalin e fëmijëve me stain realizues të përbërë nga : -Julia Ilirjani- Regjisore, Sabir Kanaqi- Assistant Regjisor/Regjisor televiziv; Pranvera Çobo – Drejtuese Artistike;Violeta Mirakaj – Libretiste: Bashkim Braho – Koreograf ; Justina Fishta -Martini – Mësuese muzike, Albana Graca – Koreografe,Hamdi Gjana – Mësues muzike Lorend Çobo – Koordinator Organizativ i Festivalit

Mbështetësit kryesor për realizimin e këtij aktiviteti ishin: Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, me kryetarin e saj Dr. Gjon Buçaj, e cila mundësoi edhe ftesat për artistët të ardhur enkas nga Shqipëria, Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes” nga Fladelfia, që bëri të mundur organizimin e fëmijëve nga shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, pranë kësaj shoqate me kryetar z. Tajar Domi.

Televizioni parë shqiptarë në komunitetin e Nju Jorkut, dhe më i shikuari TV Albania Culture, me stafin realizues, dhe producentin e saj Adem Belliu, të cilët, u tha nga organizatori kanë qenë bashkudhëtarë që në fillimet e këtij projekti së bashku me Bordin i prindërve të AAKVSH.

Ata, të cilët kanë bërë të mundur vazhdimësinë e këtij festivali dhe futjen e tij në traditën e aktiviteteve kulturore këtu në diasporën e Amerikës si; Nicky’s European Market- President z. Tony Musaj; Albanian American Open Hand Association INC, z.Aleksandër Nilaj; Deda Family; Dako Family si dhe TeleALBA e cila mundësoi përmes realizimit të saj xhirimin dhe transmetimin në platformën Tring Digital për në Shqipëri dhe gjithë hapsirën shqiptare.

Në fund në emër të Festivalit "Zërat i Rinjë 2016” USA, drejtoria, Pranvera Çobo, faleminderoi në mënyrë të veçantë, të gjithë fëmijët e prindërit e tyre, kontributorët, dhe kolegët e saj, Televizionin Kultura Shqiptare, me drejtues e producent Adem Belliun, të cili ajo e quajti partnerë mediatik, të këtij festivali.

Ideatoria dhe krijuesja e këtij festivali, për fëmijët shqiptarë, i cili është i pari dhe i vetmi profesional, dhe ka shumë ngjashmëri me Festivalin e Fëmijëve në Shqipëri - në Shkodër, artistja Vera Çobo, e cila është dhe drejtore e këtij festivali, tha në fund për gazetën tonë se festivali ka njohur për çdo vjet vëtëm rritje.

”Për të udhëtuar në një rrugë kaq të bukur të artit , tha Çoba, natyrisht, që nuk është e lehtë.Mbasi që të bëhesh artist, nuk është e lehtë, por është shumë e bukur, dhe e vështirë, shtonë ajo, duke thënë, se edhe këto festivale kanë patur vështirësitë e veta për realizimin e tyre, por pa diskutim suksesi ka qenë i padiskutueshëm për nga niveli artistik dhe pjesmarrja e fëmijëve” tha Çobo.
.

Ajo shpjegoi edhe se si erdhi deri tek ideja e saj e krijimit të një festivali të tillë me fëmijët shqiptarë në SHBA.

“Më erdhi si një nevojshmëri e aktiviteteve kultorore-artistike për komunitetin e fëmijëve në diasporën e Amerikës, tha ajo ndërsa, shtoi se “Asnjëher me përpara nuk ka patur festivale për fëmijët, shqiptarë kaq profesional nga ana artistike, pra, ishte hera e parë që në vitin 2013, mbas mëse një shekulli, u bë festivali i parë profesional i fëmijeve në diasporën shqiptare të Amerikës . Andaj po qese do të kishte patur festivale të tjera profesonale nga ana artistike, më përpara, natyrisht që edhe unë si ideatore e këtij festivali, do ta kisha më të lehtë bërjen e këtij formati të festivalit”

Ndërkohë, libertistia Violeta Mirakaj, thotë se :”Muzika dhe tekstet e këngëve ishin pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore të, të gjithë moshatarëve të vegjël, të, të gjithë fëmijëve të botës, të cilët treguan në këtë festival edhe një hërë :”Se fëmijët tanë janë pranvera e kësaj toke - Gëzimi i kësaj bote - Ata janë një premtim - Për të ardhmen në zhvillim”

Festivali i IV -tët, “Zërat e Rinjë - 2016 “ në SHBA, u dhurojë fëmijëve çaste të lumtura dhe të gëzuara, edhe këtë Qershor, duke u bërë edhe ata pjesmarrës në këtë festival, ku këndohet e vallëzohet shqip. Qëllimi i këtij festivali, është që të ndikoi tek të gjithë fëmijët pjesëmarrës, që ata ta dashurojnë vendin e origjinës, muzikën e bukur shqiptare, traditat tona të mrekullushme dhe mbi të gjitha- gjuhën e ëmbël e të bukur shqipe. Kjo mbrëmje e bukur fëminore, në Nju Jork ishte një dialog muzikor, një bashkëbisedim në gjuhën shqipe me këta fëmijë, të cilët kanë lindur këtu në Amerikë, por që treguan dhe shijuan shqip.

Image
Image
Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat