Mustafa: S'do të ketë zgjedhje të parakohshme

Politika

Mustafa: S'do të ketë zgjedhje të parakohshme

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 13 qershor 2016 Në ora: 08:35
Kryeministri Isa Mustafa

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota Sot”, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Gjithashtu kreu i ekzekutivit, është ndalur të puna e Qeverisë, tek stabiliteti i koalicionit më PDK –ën, duke thënë, se gjithçka është në rrugën e duhur. Mustafa ka theksuar, se do të angazhohen maksimalisht për të zgjidhur problemet që janë krijuar në çështjen e veteranëve. Kryeministri, më tej , duke patur parasysh zërat kundër në LDK, siç është Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndarjet dhe përçarjet nuk i bëjnë nder si dhe nuk ia rrisin gjasat për sukses askujt.

Bota Sot: Z. Kryeministër, kur do të ndodhë riformatimi i plotë i Qeverisë, duke marrë parasysh se deri tash, janë plotësuar vetëm vendet e zbrazura?

Kryeministri Mustafa: Kabineti qeveritarë tashmë është plotësuar dhe po funksionon mjaft mirë. Aktualisht jemi të fokusuar në realizimin e programit dhe prioriteteve qeverisëse, e në veçanti në avancimin e zhvillimit ekonomik, agjendën eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit ligjor. Megjithatë, mund të them se puna e anëtarëve të kabinetit do të vlerësohet në vazhdimësi dhe varësisht prej performancës së treguar do të vendoset për përbërjen e kabinetit qeveritar, deri në fund të mandatit, në vitin 2018.

Bota Sot: Keni thënë, se po bëhet vlerësimi i performancës së çdo ministrie. Cilët ministra kanë rezultuar deri më tani me performancë më të dobët?

Kryeministri Mustafa: Mund të them, se ekziston një performancë e mirë e kabinetit në përgjithësi dhe ministrave veç e veç. Nuk mund të bëjë dallime tani, por me rëndësi është, që Qeveria ka arritur rezultate të konsiderueshme në të gjitha aspektet, në realizimin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Si rezultat i kësaj, sot kemi rritje ekonomik rreth 4%, kemi avancuar në proceset eurointegruese, po zbatojmë MSA-në, kemi marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, kemi fuqizuar shtetin ligjor, jemi anëtarësuar në UEFA, FIFA e organizata tjera ndërkombëtare, kemi progres në arsim, kulturë, shëndetësi e të gjitha fushat tjera.

Bota Sot: Vrasjet e pasluftës ende janë enigma, të pazbardhura. Në PDK, është thënë se LDK –së, nuk i intereson zbardhja e këtyre vrasje, pasi nuk keni pranuar

Kryeministri Mustafa: Ministria e Drejtësisë, sipas akteve ligjore në fuqi në Kosovë dhe në përputhje me çdo standard demokratik, nuk është dikaster që zbardh vrasje, por është kompetente që të zhvillojë politika brenda fushës së saj të përgjegjësisë duke mundësuar përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë, zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë, e aspekte të ngjashme. Janë organet kushtetuese, të pavarura nga organet e ekzekutivit, të cilat janë të ngarkuara që të merren me hetimin dhe zbardhjen e të gjitha krimeve, e të cilat duhet ta bëjnë punën e tyre në këtë drejtim.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat