Tartë me qershi dhe bajame nga Martha Stewuart

Ushqime

Tartë me qershi dhe bajame nga Martha Stewuart

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 15:06
Tartë me qershi dhe bajame

Përbërësit: Qershi të pastruara nga bërthamat Bajame në feta 300 biskota integrale 70 gr gjalpë Lëkurën e 1 limoni Një majë lugë kafeje kripë Sheqer Rikota

Përgatitja: Në mikser, grini biskotat deri sa të shndërrohen në formë mielli të ashpër. Shkrini gjalpin dhe shtojani biskotave. Punojeni deri sa gjalpi të përthithet prej tyre dhe masën e brumit që formuat hapeni në tavën që do të përdorni për ëmbëlsirën. Te rikota shtoni pak sheqer, kripën, dhe gjysmën e lëkurës së grirë të limonit. Shtoni edhe gjysmën e qershive të pastruara dhe përziejeni mirë.

Pjesën tjetër të qershive do ta përdorni për ta vendosur në sipërfaqe të tartës bashkë me bajamet dhe pjesën tjetër të lëkurës së limonit. Shtroni masën kremoze mbi atë të biskotave e më pas frutat e tjera. Lëreni për 1-2 orë në frigorifer përpara se ta shërbeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat