Makarona cavateli me salsiçe dhe kërpudha

Receta gatimi

Makarona cavateli me salsiçe dhe kërpudha

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:43
Makarona cavateli me salsiçe dhe kërpudha

Përbërësit për 2 persona :

Makarona të llojit cavateli

250 gr Salsiçe e freskët

150 gr Kërpudha  të freskëta

1 qepë e vogël e kuqe

Ullinj të zinj

2 domate të pjekura

Hudhër

Kripë, piper

Vaj ulliri

Përgatitja: Vendosim për të zier një enë me ujë. Paralelisht, përgatisim salcën. Grijmë imët qepën dhe e vëmë të skuqet me salsiçen e prerë në copa. I përziejmë deri sa të zbutet qepa, mishi i salsiçes të jetë bërë dhe shtojmë kërpudhat e prera në feta. Shtojmë hudhrën, ullinjtë,domatet e prera në kubikë dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Nëse nevojitet, hedhim pak nga uji I makaronave që po ziejnë. Kullojmë makaronat, i bashkojmë me salcën dhe i shërbejmë menjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat