Lorenzo: Do të dhurojmë spektakël

Zgjedhjet 2013

Lorenzo: Do të dhurojmë spektakël

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:50

Piloti i Yamaha-s, Jorge Lorenzo, përgatitet për garën e radhës në MotoGP, e cila do të mbahet me 8 maj në Le Mans. Ai është optimist se do të korrë fitore, megjithëse pret një luftë të ashpër. “Është një pistë e bukur, ku besoj se do të dhurojmë spektakël. Kemi punuar fort gjatë kësaj periudhe për të pasur një motor të shpejtë dhe konkurrues. Edhe Rossi e motorët Ducati e Honda kanë pretendimet e tyre, ndaj duhet kujdes në këtë pistë, pasi çdo garë rëndësinë e saj. Unë kam besim te Yamaha dhe besoj se në Francë motori do të jetë i shpejtë. Jam gati për të fituar. Provat e së premtes do të shërbejnë për të ndërtuar motorin e duhur për garën e së dielës”, ka thënë Lorenzo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat