Shkonte i dehur në stërvitje!

Zgjedhjet 2013

Shkonte i dehur në stërvitje!

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:23

Suksesi i Leicester City është një ëndërr e bërë realitet. Por, si për ta bërë edhe më të vecantë sukesin e tyre, është historia që mbart mbi supe secili prej futbollistëve të këtij ekipi. E sigurisht që në krye qëndron sulmuesi Jamie Vardy. Dëri përpara një viti askush nuk e njihte atë. Disa sezone më parë aktivizohej në radhët e Fleetëood Town, ekip që militon në kategorine e dytë në Angli, e më pas për tu transferuar tek “Dhelprat”. Në harkun kohorë të një viti është shndërruar në një sulmues të jashtëzakonshëm duke ndihmuar skuadrën në arritjen e titullit kampion. Por, aventura e tij tek kampionët e anglisë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë fakt e konfirmon Zëvëndës Presidenti i Leicester.

“E transferuam nga klubi i Fleetwood Town. Fakti që ai vinte nga një kategori më inferiore e lejontë atë të konsumonte alkol pothuajse cdo ditë. Unë nuk isha në dijeni të këtij fakti, derisa një ditë më njoftuan se ai vinte i dehur në stërvitje. Vendosja të flisja më të dhe më tha se nuk dinte se cfarë të bëntë me aq shumë para. Por, më premtoi se nuk do të pintë më dhe kështu ndodhi. Unë besoja shumë tek aftësitë e tij, por se do të arrintë një shpërthim të tillë brënda një viti, këtë nuk e prisja.”

Merkato e verës pritet të jëtë shumë e nxehtë për sulmuesin Jamie Vardy. Shumë klube të mëdha janë vënë në ndjekje të tij dhe duket se ofertat për ta bindur 29-vjecarin do të kapin shifra stratosferike. Sidoqoftë deri atëherë Vardy do ti kënaqet suksesit të arritur me fanellën e Leicester.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat