Drenica në zonën e rrezikut

Zgjedhjet 2013

Drenica në zonën e rrezikut

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:32

Drenica nga Skenderaj është në një situatë të palakmueshme dhe në zonën e skuadrave që e shpien drejt rikualifikimit për të mbetur në elitë. Synimi i kësaj skuadre është t’i shmanget pozitës së nëntë, ndryshe mund të rrezikohen me larg nga liga. Tri humbjet e fundit, 3:0 në Pejë, pastaj 4:0 në Skenderaj dhe së fundi 2:1 në Gjilan, janë treguesi më i mirë se Drenica është në krizë të thellë të rezultateve. Klubi kuqezi aktualisht është në vend të nëntë me 34 pikë, sa ka edhe Prishtina në vend të tetë. Futbollisti i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se është fakt se janë të rrezikuar, por jo në atë masë që mos të munden të ngjiten më lartë, për faktin se deri në fund janë edhe pesë ndeshje. “Nuk mendoj që jemi edhe shumë të rrezikuar, sepse besoj se do t’i ikim pjesës së rikualifikimit. Kemi pas probleme në ndeshjet e fundit, por besoj se do të kthehemi”, thotë Lushtaku. Drenica të mërkurën...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat