Seferi, e argjendtë në kupën evropiane

Zgjedhjet 2013

Seferi, e argjendtë në kupën evropiane

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:35

Në Zagreb është zhvilluar Kupa evropiane në xhudo, ku ka marr pjesë edhe shqiptarja që përfaqëson Gjermaninë, Blerina Seferi. “Shqiponja nga Shipkovica” arriti rezultat historik duke fituar medaljen e argjendtë. Deri tek ky sukses Bleri u desh të mposht rumunen Borontis Andrese, mandej Brina Biliç (Kroaci), Marija Ivanoqiq (Serbia), Kropska (Poloni), kurse humbi pas një gabimi nga përfaqësuesja izraelite Primo Garfen.

“Në sportet luftarake mund të ndodhë gjithçka, andaj duhet pajtuar edhe me humbjet por edhe fitoret. Në këtë eveniment evropian që u zhvillua në Kroaci nuk shkova që te jem e artë, por të jem në mesin e më të mirave evropiane, dhe ja që ja arrita qëllimit. Pas katër luftërave të fuqishme, në përballjen finale edhe pse pata përball një xhudiste jo edhe aq kualitative u desh të pajtohem me disfatë pas një gabimi që më kushtoj. Megjithatë kjo do të jetë një përvojë e madhe për paraqitjet e ardhshme evropiane dhe botërore”, tha ish kampionia ballkanike, Blerina Seferi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat