Tërhiqet nga turneu

Zgjedhjet 2013

Tërhiqet nga turneu

Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:12

Tenisti i mirënjohur zviceran, Roger Federer, është lënduar gjatë seancës stërvitore dhe për këtë shkak ai nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Madridit. “Kur erdha në Madrid isha në formë dhe shpresoja në një rezultat pozitiv. Pata një problem gjatë stërvitjes dhe nuk jam në gjendje të luaj në Madrid. Më vjen keq për këtë tërheqje dhe që nuk kam mundësi të luaj para tifozëve të mi spanjollë. Shpresoj të rikuperoj sa më shpejt dhe të jem në turneun Masters të Romës javën e ardhshme”, ka thënë Federer. Ai nuk ka bërë me dije se çfarë do të bëjë ditët në vijim, por mësohet se është rikthyer në vendlindje për të nisur fazën e rehabilitimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat