Kur Leicesteri kryesonte në Premier League para disa muajsh, askush nuk e kishte mendonte se do ta ruante vendin e parë deri në fund.
Shumë njerëz kanë vënë baste të ndryshme, duke mos besuar se Leicesteri do të ishte në krye të Premier League në fund të sezonit.
Prezantuesi i BBC, Gary Lineker, premtoi se do të realizonte vetëm në të brendshme emisionin e parë të "MOTD" për sezonin e ardhshëm, nëse Leicesteri shpallet kampion.
Një person me emrin Aaron, kishte premtuar se do ta bënte "tatoo" fytyrën e Jamie Vardyt, ndërsa një tjetër se do të konvertohej në budist.
Ecja lakuriq nëpër qytet, pedalimi i biçikletës lakuriq nga një qytet në tjetrin, dhe shumë premtime tjera, pritet që të realizohen në ditët në vijim, pasi "dhelprat" janë shumë pranë zyrtarizimit të titullit.