Peja, finalistja e parë

Zgjedhjet 2013

Peja, finalistja e parë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:38

Peja është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në finalen e madhe të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Verdhezinjtë e kanë mposhtur Trepçën edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale (3:0 në seri të fitoreve). Takimi i zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ka përfunduar me rezultat 56:83 në të mirë të pejanëve. Më efikasit te ekipi fitues ishin Samir Zekiqi me 17 pikë, Ronald Davis me 14 dhe Fisnik Rugova me 10 sosh. Në anën tjetër te “xehetarët” më të dalluarit ishin Petar Zhivkoviq me 16 pikë, Korab Prekazi me 13 dhe Valdrin Haxhiu me 9 pikë. Peja tani do ta pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Sigal Prishtina-Bashkimi (1:1).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat