Gashi shënon dhe kontribuon në barazimin e Colorado-s

Zgjedhjet 2013

Gashi shënon dhe kontribuon në barazimin e Colorado-s

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:03

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi është më i merituari që Colorado Rapids për pikën që fituan në udhëtim. Colorado barazoi me rezultat 2:2 me Montreal Impact, në takimin e javës së dhjetë të ligës amerikane (MLS). Futbollisti shqiptar nga afërsia shënoi në minutën e 47-të kur barazoi rezultatin 1:1, ndërsa në minutën e 73-të, nga gjuajtja e lirë pasoi një top brenda 16-shit kur Bulrling nga një tollovi përfitoi dhe realizoi për 2:2. Gashi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 89-tën. Veçori është se Colorado, Real Salt Lake, Dallasi, janë tri ekipe që kanë më së shumti pikë, gjithsej 17.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat