Pejës i duhet edhe një fitore!

Zgjedhjet 2013

Pejës i duhet edhe një fitore!

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:16

Ekipi i Pejës ka siguruar epërsinë 2:0 në serinë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll pas fitoren ndaj Trepçës në palestrën Minatori në Mitrovicë, me rezultat 81:60.
Ekipi mysafir, që lehtësisht e kishte fituar edhe ndeshjen e parë të kësaj serie, shkëputjen e madhe e bëri në çerekun e tretë të ndeshjes.
Pas pjesës së parë që përfundoi 32:37, Peja në dhjetë minutëshin e tretë shënoi 25 pikë dhe pësoi vetëm 10, duke e siguruar praktikisht fitoren.
Për Pejën shënuan pikë 11 lojtarë kurse në parket u aktivizuan të gjithë lojtarët. Fisnik Rugova me 15 pikë ishte lojtari më i mirë i këtij ekipi. Në anën tjetër Basnik Azemi me 16 pikë të shënuara për vetëm 24 minuta të kaluara në parket ishte lojtari më i mirë i ekipit mitrovicas.
Ndeshja e tretë e kësaj serie, po ashtu zhvillohet në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat