Pellegrini: Silva ka problem me gjurin

Zgjedhjet 2013

Pellegrini: Silva ka problem me gjurin

Më: 27 prill 2016 Në ora: 15:54

Manchester City me gjithë përpjekjet nuk ia doli që ta fitojë takimin e parë të gjysmëfinales së Champions Leagues, kundër Real Madridit. Megjithatë, barazimi me rezultat 0:0 nuk është edhe i keq për ekipin anglez, pasi që arritën qëllimin që si vendas mos të pësojnë gol. Mirëpo, shqetësimi i kësaj skuadre është lëndimi i futbollistit David Silva, i cili u largua nga fusha në minutën e 41-të. Silva nuk do të mund t'i ndihmoj skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar trajneri Manuel Pellegrini: “Ai ka një problem me gjurin e tij. Unë nuk mendoj se ai do të jetë i gatshëm në një javë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat