Kush dëshiron të luajë me Messin?

Zgjedhjet 2013

Kush dëshiron të luajë me Messin?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:16

Leicester City po bën kërdinë në Premier League dhe nuk është rastësisht në krye me 53 pikë, por falë lojërave të shkëlqyeshme që po tregojnë në çdo sfidë. Futbollisti i kësaj skuadre, Riyad Mahrez, po shijon ditët më të lezetshme në karrierën e tij. Gola, asistime dhe spektakël në ndeshjet e Leicester Cityt, ku bashkë me Jamie Vardy janë një dyshe e pandalshme tashmë. Çfarë thotë për të ardhmen? “Nuk është qëllimi apo ëndrra ime, por çdo kush dëshiron të luajë me Messin. Një ditë, ndoshta, pse jo?. Lojtarët si Zinedine Zidane, Didier Drogba, Messi, Cristiano Ronaldo më kanë inspiruar të jem këtu”, ka thënë Mahrez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat