Belegu: Infrastruktura, sfida kryesore për basketbollin e Kosovës

Zgjedhjet 2013

Belegu: Infrastruktura, sfida kryesore për basketbollin e Kosovës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të enjten në takim të gjithë drejtuesit e federatave sportive të Kosovës. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha. “Mendoj që MKRS dhe DSK vitin e kaluar kanë bërë punë shumë të mirë. Personalisht më vjen shumë mirë që në vitin 2015 na është akorduar trefishi i mjeteve të vitit 2014, jo që vitin e kaluar kemi marrë shumë, por dy vjet më herët kishim marrë shumë pak. Mendoj që procesi i licencimit të federatave, që ka filluar këtë vit, është shumë i rëndësishëm dhe do të përmirësojë punën e federatave dhe Komitetit Olimpik dhe do të rregullojë çështjen e federatave ‘fantome’ që ishin themeluar vetëm për plotësim të kushtit teknik për pranim të KOK-ut në KON. Para nesh mbesin edhe shumë sfida dhe kryesorja është infrastruktura. Ne do të luajmë në kualifikime për Eurobasket këtë vit dhe nuk kemi asnjë palestër që përmbushë kushtet e FIBA-s.

Po ashtu dua që direkt nga Kryeministri të kërkoj që urgjentisht të merret me çështjen e palestrës së sporteve në Mitrovicë. Mendoj se ky është turpi më i madh i BE-së dhe organizatave evropiane në Kosovë dhe kjo palestër që është dashur të jetë e gatshme tash e dy vjet ka hyrë në vitin e katërt që nuk është në dispozicion të sportistëve dhe çështja tashmë është urgjente”, ka deklaruar Belegu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat