Në start nga 100 mijë euro

Zgjedhjet 2013

Në start nga 100 mijë euro

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:25

Janë ndarë shpërblimet e kombëtares shqiptare për kualifikimin në Europian. Të gjithë lojtarët kanë marrë nga 100 mijë euro së bashku me stafin drejtues, ose të paktën kështu kanë vendosur që të ndajnë paratë.

Ka qenë më shumë se 2.9 milionë euro që janë shpërndarë. Mesa është marrë vesh, lojtarët kanë marrë nga 100 mijë euro secili. Dhe bëhet fjalë për titullarët. Pjesa tjetër është e përbërë nga lojtarët grupit të dytë të cilët ose kanë marrë më pak në bazë të aktivizimit në fushën e lojës. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 3 milionë euro shpërblim që tashmë janë ndarë. Kanë qenë 32 lojtarët që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim që kanë marrë lekët. Shumica nga 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të marrë më pak para.

Shuma prej 3 milionë eurosh është miratuar në Komitetin Ekzekutiv në dhjetor dhe me shtesat që bëri qeveria që mesa duket i ka falur TVSHnë lojtarëve që kanë marrë shpërblim të majmë. 350 mijë euro është shuma, që trajneri kuqezi ka përfituar nga kualifikimi me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”, ndërkohë që mësohet se rreth 300 mijë euro të tjera i përfiton në formë rroge. De Biazi ka qenë i pari që e ka marrë premion, që para ndeshjes me Austrinë, ndërsa shpërblimi i lojtarëve u nda vetë mes tyre, natyrisht sipas një skeme që vendosi kapiteni Lorik Cana. Faktikisht çështja e premios u ngatërrua ngatërrua disi.

Në fillim ishte Armand Duka që premtoi premion e madhe dhe më pas Rama dha bonusin 1 milionë euro. Futbollistët më vonë u mërzitën dhe kanë pretenduar, se shuma duhej të ishte 3 milionë euro, pasi kreu i qeverisë, Rama, në pritjen e organizuar në Kryeministri, u ka premtuar edhe 1 milionë euro shpërblim nga ana e qeverisë. Zyrtarët e FSHF-së, mësohet se u kanë thënë lojtarëve shifra prej 2 milionë eurosh të premtuara përfshinte brenda saj edhe premtimin prej 1 milion eurosh të kryeministrit Rama, duke qenë të vendosur në qëndrimin e tyre, edhe pse janë përballur me pakënaqësitë e lojtarëve. Gjithsesi, gjërat janë ndryshuar dhe lojtarët arritën ta merrnin 3 milionë euroshin. Por FSHF dhe qeveria kanëpremtuar tjetër surprizë nëse djemtë ia dalin të ecin tej grupeve në Europian.

Nga ana tjetër Xhani De Biazi vazhdon që të jetë aktiv këto ditë. Në një intervistë ai është shprehur për Europianin dhe ata që do të marrë me vete në Francë. “Berisha nuk do të vijë me ne! Edhe nëse shënon çdo të dielë. Problemi qëndron se kur Besart Berisha mori ftesën, nuk erdhi sepse ishte në pjesën tjetër të botës. Tani është po në pjesën tjetër të botës dhe le të rrijë atje. Manajn e ndjek më pak sepse pothuajse nuk luan fare tek Interi që është një skuadër e madhe. Përsa i përket Rashicës, është një lojtar që po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm, ka shënuar shumë. Ndërkohë vendimet do të merren në një moment tjetër. Ndonjë lojtar mund të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit në Europian, gjithmonë duke u bazuar tek ata lojtarë që kanë qenë pjesë si Orges Shehi apo Alban Hoxha. Më pas do të shohim nëse do ketë lojtarë të tjerë që do jenë pjesë e skuadrës sonë”, është shprehur Xhani De Biazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat