Edhe zyrtarisht anëtarësohen në AIPS

Zgjedhjet 2013

Edhe zyrtarisht anëtarësohen në AIPS

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:32

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS).
Ashtu siç është pritur, pas votimit në Kongresin e AIPS Europe dhe fitimit të betejës nga ana kosovare për pranim, AIPS Europe ka rekomanduar të mërkurën pranimin me të drejta të plota në AIPS.

Presidenti Gianni Merlo, në ditën e fundit të Kongresit të 79-të që po zhvillohet në Doha të Katarit, njoftoi delegatët nga e gjithë bota se Kosova zyrtarisht është anëtarja më e re dhe e 160-ta e AIPS, ndërsa e 45-ta në AIPS Europe

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat