Manchesterët në luftë për Neymarin

Zgjedhjet 2013

Manchesterët në luftë për Neymarin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:53

Dy skuadrat e Manchesterit i shpallin luftë njëra-tjetrës për Neymar Jr. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle të cilat u referohen atyre angleze, United dhe City janë të gatshme të paguajnë kluazolën e largimit të Neymar nga Barcelona që kap shifrën e 190 milionë Eurove, vetëm e vetëm për të bërë të tyrin sulmuesin brazilian.

24-vjecari nga vendi i Sambas është objektivi i parë i trajnerit të ri të Manchester City-it Pep Guardiola për merkaton e ardhshme, madje tekniku spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Citizines të mos kursehen për të transferuar në Etihaad Stadium një talent të pastër si lojtari brazilian.

Neymar në fakt ka një kontratë deri në vitin 2018 me klubin blaugrana dhe drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të bindur ish lojtarin e Santosit të nënshkruajë marrëveshjen e rinovimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat