Denver Broncos fiton finalen e 50 të historisë

Zgjedhjet 2013

Denver Broncos fiton finalen e 50 të historisë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:37

Ekipi Denver Broncos fiton finalen e 50 të historisë së SuperBowl-it pasi mundi 24:10 rivalët e Carolina Panthers, në ndeshjen e zhvilluar në San Francisco. Skuadra e Payton Manning dominoi takimin që në minutat e para duke luajtur me kartën më të fortë, mbrojtjen e hekurt. Ishte pikërisht Manning ai që frymëzoi ekipin nga Colorado. Tashmë në moshën 40-vjeçare, Manning e la fushën vetëm pak sekonda nga fundi edhe pse nuk dhuroi një ndeshje të niveleve më të larta për shkak të peshës së viteve mbi supe. Ky është titulli i dytë për Payton Manning pas atij të fituar në vitin 2006 me Indianapolis Colts.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat