Reali s’e meritoi fitoren

Zgjedhjet 2013

Reali s’e meritoi fitoren

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:59

Granada vajton humbjen nga Real Madridi. Ata ishin shumë afër një pike por pesë minuta pa përfunduar ballafaqimi pësuan gol dhe u mposhtën. Trajneri i Granada-s, Jose Ramon Sandoval, këmbëngul se humbjen nuk e merituan. “Më pëlqeu paraqitja e ekipit tim ndaj Real Madridit. Ne nuk e merituam humbjen sepse kishim shumë raste të mira për shënim”, tha ai. Trajneri i Granada-s tha troç se madrilenët nuk e merituan fitoren. “Real Madridi do të shkoj në shtëpi me këtë fitore duke e ditur se nuk e merituan”, ka thënë Sandoval. Pas 23 jave, Reali është në vend të tretë me 50 pikë, kurse Granada në pozitën e 19-të me 20 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat