Curry fenomenal, 51 pikë për fitoren e kampionit

Zgjedhjet 2013

Curry fenomenal, 51 pikë për fitoren e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:38

San Antonio Spurs shfaqi lojë të mirë dhe e mundi me rezultat 110:97 New Orleans Pelicans-in. Basketbollisti Dirk Nowitzki me gjithë që shënoi 28 pikë fare nuk i kryen punë Dallasit që të dalin me rezultat pozitiv.
Basketbollisti Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm. Ai dhuroi spektakël të vërtet dhe ishte kreator i fitores së kampionit në fuqi, Golden State me rezultat 134:121 ndaj Washingtonit, në takimin e Ligës NBA. Ndeshje e fortë, me efikasitet të lart dhe në shprehjen erdhën cilësitë e Curryt, i cili ka qenë i pakapshëm për mbrojtjen e kundërshtarit.

Curry ishte fenomenal, realizoi 51 pikë për fitoren e skuadrës së tij. Krahas Curryt u dallua edhe Thompson me 24 pikë, ndërsa te Washington lojë të bukur tregoi John Wall i cili shënoi 41 pikë. Atlanta Hawks bëri lojë shumë më të mirë se Philadelphia 76ers dhe triumfoi me rezultat 124:86. Hardawaj e Scott me nga 13 pikë ishin me efikasit te Atlanta dhe protagonistët e fitores. Në përgjithësi Atlanta tregoi lojë kolektive dhe ky ishte edhe çelësi i fitores bindëse. Basketbollisti Dirk Nowitzki me gjithë që shënoi 28 pikë fare nuk i kryen punë Dallasit që të dalin me rezultat pozitiv. Dallasi pësoi humbje me tri pikë dallim (93:90) nga Miami Heat.

Treshja e Miamit, Bosh, Wade e Deng ishin më të merituarit për fitore. Bosh shënoi 20 pikë, Wade 18 e Deng 15 sosh dhe ishin më të mirët e kësaj sfide. San Antonio Spurs shfaqi lojë të mirë dhe e mundi me rezultat 110:97 New Orleans Pelicans-in. Dyshja LaMarcus Aldridge dhe Kawhi Leonard ishin individët më të shquar te skuadra e San Antonios. Aldridge ishte i shkëlqyeshëm, menaxhoi për mrekulli lojën, realizoi 36 pikë, ndërsa Leonard 26 sosh dhe ndihmuan ekipin drejt një fitore të rëndësishme. Cleveland Cavaliers, dështoi në parketin e Charlotte Hornets me rezultatin 106:97.

LeBron James nuk ishte në formën e tij më të mirë, duke realizuar vetëm 23 pikë në mbi 39 minuta lojë. As 26 pikët e Irving nuk mjaftuan për të shmangur disfatën ndaj ekipit të legjendës së basketbollit amerikan Michael Jordan. Ndërkaq, Minnesota bëri lojë jashtëzakonisht të mirë dhe e gjunjëzoi me rezultat 108:102 Los Angelos Clippers-at. Basketbollisti Wiggins me 31 pikë ishte edhe vendimtarë për fitoren e Minnesota-s, ndërsa Paul me 22 pikë ka qenë më i dalluari në fanellën e LA Clippers-ave.

Rezultatet
Charlotte-Cleveland Cavaliers 106:97
Philadelphia-Atlanta 86:124
Boston-Detroit 102:95
Brooklyn-Indiana 100:114
Washington-Golden State 121:134
Oklahoma-Orlando 117:114
Dallas-Miami 90:93
San Antonio-New Orleans 110:97
Utah-Denver 85:81
Sacramento-Chicago 102:107
LA Clippers-Minnesota 102:108

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat