Dështimet në afatin kalimtar...

Zgjedhjet 2013

Dështimet në afatin kalimtar...

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:03

Dështimet në afatin kalimtar i kanë detyruar drejtuesit e klubit “Vllaznia” të ndërhyjnë për largimin e disa prej futbollistëve, përpara përfundimit të kontratës. Kështu, dy futbollistët e parë të larguar kanë qenë nga Kosova Adnan Haxhaj dhe Kreshnik Lushtaku.

Të dy këta futbollistë kishin kohë që kishin humbur vendin në formacion, duke mos qenë në planet e stafit teknik prej disa javësh. Këta futbollistë, madje, në takimet e fundit, nuk kanë qenë as në 18-she. Haxhaj në ndeshjen ndaj Skënderbeut, dyluftim me Olayinkën Kjo ka bërë që palët të ulen në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje për t’i zgjidhur para kohe kontratat.

Edhe Haxhaj e Lushtaku kanë qenë dakord për ndërprerjen e kontratave dhe për këtë arsye kanë pranuar të largohen nga Vllaznia. Ata kanë firmosur bashkë me administratorin Kalamishi dhe marrëveshjet përkatëse. Pasi janë likujduar në bankë për detyrimet e deritanishme, janë nisur drejt Kosovës pranë familjeve të tyre, raporton telesport.

Haxhaj erdhi nga Prishtina, duke qenë një shpresë e madhe për mbrojtjen dhe trajneri Zmijani kishte besim tek ai, megjithatë me kalimin e javëve jo vetëm humbi formacionin, por përfundoi edhe tek ekipi B. Haxhaj gjatë prezantimit te Vllaznia, në krahë Luan Zmijani dhe Neritan Kalamishi.

E njëjta situatë edhe për mesfushorin 20-vjeçar, Lushtaku, me të cilin qe firmosur një kontratë dyvjeçare, duke e konsideruar një futbollist me të ardhme, por në fakt, deri më tani, ka luajtur shumë pak dhe nisur nga kjo është parë e arsyeshme që të vendoset edhe për largimin e tij. Largimet e Haxhajt dhe Lushtakut mund të jenë të parat për Vllazninë, sepse në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjera largime të lojtarëve, që nuk kanë justifikuar me blerjen e tyre nga kuqeblutë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat