Askush si Golden State, 19 fitore të njëpasnjëshme

Zgjedhjet 2013

Askush si Golden State, 19 fitore të njëpasnjëshme

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:29

Golden State, kampion në fuqi, është një ekip që nuk ka të ndalur. Kampioni për 19 ndeshje ka 19 fitore të njëpasnjëshme në Konferencën e Perëndimit të ligës NBA në basketboll. Basketbollistët e Golden State kaluan edhe një sfidë të radhës, duke e mposhtur me rezultat 106:103 Utah Jazz, e cila ndeshje është zhvilluar në palestrën e Salt Lake City. Stephen Curry, si gjithnjë në formë të lartë, i cili ishte më efikasi me 26 pikë, por krahë të fortë ka pasur edhe Thompson e Green që realizuan nga 20 pikë. Vendasit ishin shumë afër që të befasojnë e t’i shkaktojnë edhe humbjen e parë kampionëve, por nuk iu buzëqeshi edhe fati sportiv.

Hayward me 24 pikë e Favors me 23 ishin më të dalluarit te vendasit, por assesi të gjejnë formulën për të mundur Golden Staten, e cila udhëheq bindshëm me 19 fitore, kurse Utah është në vend të 12-të me 8 fitore e 8 humbje. Në sfidën Chicago Bulls e San Antonios u tregua një lojë e fortë e me rivalitet të madh, por bullsat fituan me tri pikë dallim (92:89). Në Chicago ishin tubuar 21.909 shikues dhe panë një dramë të vërtetë, por bullsat ishin më të shkathët. Pau Gasol me 18 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Chicago, ndërsa ekipi i San Antonios u orvat me gjithë fuqinë, por qe e pamundur të dalin me rezultat pozitiv.

Basketbollisti Kawhi Leonard me 25 pikë, i ndihmuar edhe nga LaMarcus Aldridge me 21 sosh, por nuk mjaftuan që ta mposhtin Chicagon. San Antonio është në vend të dytë me 14 fitore e 4 humbje në Lindje, ndërsa Chicago zënë pozitën e 11-të me 10 fitore e 5 humbje në Lindje.

Rezultatet

Miami-Boston 95:105
Detroit-Houston 116:105
Chicago-San Antonio 92:89
Milwaukee-Denver 92:74
Atlanta-Oklahoma City 106:100
Utah-Golden State 103:106
Sacramento-Dallas 112:98
LA Clippers-Portland 102:87

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat