Skënderbeu importon tri pikë

Zgjedhjet 2013

Skënderbeu importon tri pikë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 16:43

Supersfida e javës së 13-të mes Tiranës dhe Skënderbeut ka dhuruar spektakël, por në fund sërish kanë triumfuar kampionët e Shqipërisë. Ekipi i Mirel Josës shënoi nga një gol për pjesë duke ruajtur hapin e Partizanit në luftën për titullin kampion.

Sfida ishte shumë emocionuese që në minutat e para, teksa vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e katërt nga Hamdi Salihi, i cili kërcen në mënyrë spektakolare me kokë. Tirana reagon, por pa mundur që të gjejë golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, Sabjen Lilaj dyfishoi shifrat në minutën e 72-të, ndërkohë që katër minuta më pas Tirana fiton një 11-metërsh, i cili kthehet në gol nga Elis Bakaj. Skënderbeu ka tashmë 31 pikë, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat