Super sfida italiane

Zgjedhjet 2013

Super sfida italiane

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:07

Mbase paratë nuk janë gjithçka në jetë, por në futboll bëjnë diferencën. Të hënën në mbrëmje, Napoli dhe Interit do të sfidojnë njëra-tjetrën në një ndeshje që, përveç se vlen vendin e parë në klasifikim, ka mjaft rëndësi edhe në tregun e merkatos.

Themi kështu, pasi lojtarët e dy skuadrave së bashku, sipas portalit "Transfermarkt", vlejnë rreth 550 milionë euro.

Napoli – Aurelio De Laurentiis ka në pronësi një ekip që përbehet prej 27 lojtarësh, të cilët vlejnë 274,750.000 euro. Futbollisti më i shtrenjtë i skuadrës, që përgatitet prej ish-bankierit Sarri, është Gonzalo Higuain. Vlera aktuale e "Pipitas" është 47 milionë euro, raporton albeu.

Inter – Nga ana tjetër, Erick Thohir pa shumë shpenzime ka arritur që të ndërtojë një grup lojtarësh (28), që aktualisht vlen 248,900.000 euro. "Stolia" më e çmuar e Roberto Mançinit është Mauro Icardi, i cili ka një çmim në tregun e futbollistëve relativisht të lartë, 32 milionë euro.

Të tjerët – Saktësisht, vlera e lojtarëve të dy skuadrave kap shifrën e 523.650.000 milionë eurove. Argjentinasit e lartpërmendur nuk janë të vetmit që kushtojnë më shumë. Te Napoli spikasin futbollistë si Hamsik (32 mln euro), Insigne (20 mln euro), Mertens (18 mln euro), Gabbiadini (18 mln euro) dhe Callejon (20 mln euro). Ndërsa tek Interi dallohen Handanoviç (15 mln euro), Miranda (15 mln euro), Kondogbia (24 mln euro), Perisic (16 mln euro) dhe Jovetiç (17 mln).

Marrëveshjet e arta – Vlera e lojtarëve tregon se deri më tani Napoli ka ditur që të vlerësojë së tepërmi lojtarët e vet. Kampanët në verën e 2013-ës afruan Kajehonin, duke i paguar Realit vetëm 8.800.000 milionë euro. E njëjta gjë vlen edhe për Manolo Gabiadinin, i cili u ble janarin e kaluar për vetëm 11 milionë euro. Nga ana tjetër, Interi jep shembullin e keq me Xhefri Kondogbian, i cili u ble për 31 milionë euro (nuk llogariten bonuset) dhe tani vlerësohet “vetëm” 24 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat