Flamurtari braktis “Kupën Pavarësia”

Zgjedhjet 2013

Flamurtari braktis “Kupën Pavarësia”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:14

Vlora i mbyll dyer edicionit të shtatë të “Kupës Pavarësia”, ngjarjes simbolike sportive që përkujton ditën më të rëndësishme të popullit shqiptar, atë të Flamurit. Klubi i Flamurtarit ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë edicion, e për rrjedhojë turneu nuk do të zhvillohet në Vlorë, që është edhe qyteti simbol i kësaj feste mbarëshqiptare. Drejtuesit e skuadrës vlonjate e motivojnë vendimin me pretekstin se moti i keq, që do të mbizotërojë në Shqipëri edhe gjatë ditëve në vijim, ka rënduar së tepërmi terrenin e stadiumit, i cili është ndërruar vetëm pak kohë më parë.

Gjithesi organizatorët e “Kupës Pavarërisa” e kanë gjetur menjëherë zgjidhjen, duke e zhvendosur turneun në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa ekipi pjesëmarrës nga futbolli shqiptar do të jetë Partizani B, që militon në Kategorinë e Dytë.

Sikurse e kërkon tradita, turneu do të zhvillohet me katër skuadra, ku përvec Partizanit B, pjesëmarrës të tjerë në organizimin festiv do të jenë janë Shkëndija e Tetovës, që militon në ligën maqedonase, Feronikeli skuadra kampione në fuqi e Kosovës, si edhe ekipi Otrant nga Ulqini. Fituesi i “Kupës Pavarësia” do të vendoset pasi skuadrat pjesëmarrëse do të luajnë tre ndeshje me kohëzgjatje nga 45 minuta secila. Ekipet do të njohin rivalët në shortin që do të hidhet në darkën zyrtare të aktivitetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat