FIFA kërkon pezullimin e përjetshëm të Platini

Zgjedhjet 2013

FIFA kërkon pezullimin e përjetshëm të Platini

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:25

Komisioni i Etikës i FIFA-s do të kërkojë pezullimin e përjetshëm të Michel Platini. Lajmi, i publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, është bërë i ditur nga avokati i presidentit të UEFA-s, Maitre Thibaud Ales. Dhoma e arbitrazhit e Komitetit të Etikës të Federatës ndërkombëtare, e drejtuar nga Hans-Joachim Eckert, ka hapur një procedim formal kundrejt Joseph Blatter dhe Michel Plattini, mbi bazën e informacioneve të paraqitura nga Komisioni i Hetimit, raporton telesport.

Platini dhe Blatter janë të dy të pezulluar aktualisht Ndërkohë të shtunën e kaluar është lajmëruar mbyllja e hetimeve në lidhje me shumë prej dy milionë frangash zvicerane që janë derdhur në llogarinë e Platini nga Blatter në 2011-ën për shërbimet që presidenti i UEFA-s i ka ofruar FIFA-s mes 1999-ës dhe 2001-shit. Për të dy është kërkuar një masë ndëshkuese që nuk është bërë publike për shkak se akoma nuk është marrë akoma një vendim në lidhje me pafajësinë e tyre. Vendimi përfundimtar do të merret në dhjetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat