Kosova edhe me dy gjyqtarë ndërkombëtarë

Zgjedhjet 2013

Kosova edhe me dy gjyqtarë ndërkombëtarë

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 11:54

Pas disa ditë pune, testimeve teorike dhe fizike dhe gjykimin e tri ndeshjeve ne Kampionatin Ballkanik qe po u mbajt në Gabrovo të Bullgarisë, dyshja e gjyqtarëve nga Prishtina, Sherif Xhema dhe Besfort Jajha me sukses kryen provimin dhe nga sot kanë fituar thirrjen e “Gjyqtarë i EHF-it” .

Deri te ky sukses i pamohueshëm erdhi pasi tani e katër vite këta gjyqtarë ishin kandidat për marrjen e thirrjes “Gjyqtarë i Federatës Evropiane te Hendbollit” te cilin deri me tani e kanë edhe çiftet nga Vushtrria Afrim Azemi deh Eshref Beqiri si dhe Arsim dhe Erdoan Vitaku nga Mitrovica, prandaj ky është një sukses i madh për këta dy djelmosha dhe vetë Federatën e Hendbollit të Kosovës. Mirëpo, këto çifte për shkak te disa rreullave nuk mund te nominohen edhe për thirrjen Gjyqtarë te IHF-it, por ketë mundësi e kanë gjyqtarët nga Gjakova Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat