Dominojnë Tirana e Barleti, surprizon Skënderbeu

Zgjedhjet 2013

Dominojnë Tirana e Barleti, surprizon Skënderbeu

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 13:18

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 4-t të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, Grupi A1, aty ku militojnë tetë skuadrat më të mira. Asnjë ndryshim në krye të renditjes, ku me 12 pikë të plota janë Barleti Volej dhe Tirana, që udhëheqin së bashku. Të dyja këto ekipe kanë fituar edhe sot, ndërkohë që surprizë është vendi i tretë i Skënderbeu, që ashtu si dy ekipet kryeqytetase nuk ka asnjë humbje.

Femra-Grupi A1, java e 4-t
Vllaznia – Flamurtari, 3-0 (25-11, 25-9, 25-11)
Barleti Volej – Teuta, 3-0 (25-13, 25-11, 25-14)
Elbasani – Tirana, 0-3 (12-25, 4-25, 8-25)
Partizani – Skënderbeu, 0-3 (16-25, 25-27, 21-25) Renditja: Barleti Volej 12 pikë, Tirana 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Partizani 6 pikë, Vllaznia 4 pikë, Teuta 3 pikë, Elbasani 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat