Zverdhet Mustafi, Valencia dëshpëroi

Zgjedhjet 2013

Zverdhet Mustafi, Valencia dëshpëroi

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 13:12

Valencia lëshoi një mundësi të mirë që të arkëtojë tri pikë në konak të vetin. Skuadra nga Mestalla si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Las Palmasin, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Spanjës. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u paraqit titullar, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 26-të, ndërsa Valencia dëshpëroi. Futbollistët Las Palmasit u angazhuan maksimalisht dhe u kthyen me një pikë të madhe. Paco në minutën e 8-të e kaloi në epërsi Valencinë, kurse Viera barazoi 1:1 (57’). Mustafi luajti deri në minutën e 72-të, kurse Valencia është në vend të gjashtë me 19 pikë, kurse Las Palmasi i 17-ti me 10 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat