Prapaskena: Futbollistë e gazetarë i bënë “puçin” trajnerit Dossena

Zgjedhjet 2013

Prapaskena: Futbollistë e gazetarë i bënë “puçin” trajnerit Dossena

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:00

Lluka Heqimi vlerëson trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biassi por mbi të gjitha ai vlerëson si trajnerin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje italianin tjetër Giusseppe Dossena.

“Edhe pse ai ishte filozofi i ekipit kombëtar, Dossena u largua në mënyrë të turpshme pas një prapaskene të organizuar nga disa futbollistë të kombëtares së asaj kohe dhe disa gazetarëve sportivë”,- tha profesor Heqimi, i ftuar në emisonin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku.

Sipas Heqimit, që kombëtarja e futbollit arriti të kualifikohet për në finalet e Europianit është meritë edhe e shumë e futbollistëve të tjerë të kësaj kombëtareje, që ndër dekada i dhanë asaj për të arritur deri këtu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat