Neymar: Ky futbollist do ta fitojë Topin e Artë

Zgjedhjet 2013

Neymar: Ky futbollist do ta fitojë Topin e Artë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:11

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është i sigurt se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë.

Neymar nuk ka dyshime.

Ai thotë se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë.

“Leo është favoriti. Këtë vit, Topi i Artë është i rezervuar për Messin, futbollisti më i mirë në botë tashmë është i shpallur. Për të gjitha që i ka bërë, Leo e meriton”, deklaroi Neymar për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

“Shpresoj të zhvillohem duke luajtur përkrah Messit. Ai është më i miri dhe një idhull për mua. Dhe, nëse mësoj shumë, ndoshta një ditë do ta fitoj edhe unë. Sigurisht se dua të jem në mesin e tre finalistëve, kjo do të ishte e mrekullueshme për mua”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat