Mezi pret sfidën me Juventusin

Zgjedhjet 2013

Mezi pret sfidën me Juventusin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:25

Inter-Juventus, është derbi i Serie A që luhet me 18 tetor në San Siro. Skuadra zikaltër përgatitet për fitore, ndërsa Juventusi që të kthehet i pamposhtur. Derbi italian luhet në orën 20.45 dhe zgjon interesim të madh. Trajneri i Interit, Roberto Mancini, pranon se fitorja ndaj Juventusit do të ishte një arritje e madhe për skuadrën e tij. “Të mposhtim Juven do të ishte një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Është derbi i Italisë, jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer ndërmjet dy skuadrave të mëdha”, tha Mancini. Pas shtatë javëve Interi është në vend të dytë me 16 pikë, ndërsa Juve është i 12-ti me 8 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat