Manchester Utd po kalon formë të mirë në edicionin e ri dhe tani është në vend të tretë me 16 pikë (pas 8 javëve) në Premier League. Sulmuesi i Manchester Utd, Anthony Martial, synon të gjitha trofetë veçmas edhe Champions League. Martial u transferua tek ‘Djajtë e Kuq’ nga Monaco gjatë afatit kalimtar të verës. “Mendoj që mund ta fitojmë Premier League dhe Champions League këtë sezon. Për momentin, ne jemi ndër pesë ekipet më të mira në Evropë”, ka thënë Martial.