Klopp i Liverpoolit

Zgjedhjet 2013

Klopp i Liverpoolit

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:44

Jurgen Klopp arrin marrëveshjen me Liverpoolin ku do të ulet në stolin e “Të Kuqve” për tre sezonet e ardhshme. Trajneri gjerman që pasoi Brendan Rodgers ka nënshkruar një kontratë me drejtuesit e klubit anglez pasi mbërriti në qytetin-port të enjten pasdite ku hodhi të zezën mbi të bardhë. Pas bisedimeve me dy drejtuesit e lartë Mike Gordon dhe Ian Ayre ish trajneri i Borussias së Dortmundit arriti në një pikë të përbashkët duke nënshkruar një kontratë nga e cila do të përfitojë 4 milionë Pound në sezon. Drejt qytetit anglez ai udhëtoi në kohë rekord me një avion privat ku kompletoi formalitetet dhe do të marrë frenat e skuadrës menjëherë pasi koha nuk premton pas startit të dobët që Liverpooli ka bërë këtë sezon në Premier League.

Klopp është shprehur entuziast për këtë aventurë të re në ishull ku do të ketë mundësi të shpalosë filozofinë e lojës së tij që u cilësua një nga më interesantet kur ai drejtonte skuadrën e Borussias së Dortmundit të cilën e çoi deri në finalen e UEFA Champions League në vitin 2013. Me Klopp në “Anfield Road” do të zhvendosen edhe asistentët e tij personalë Zelkjo Buvac e Peter Krawietz. 47-vjeçari ka fituar dy tituj kampion në Bundesliga me Borussian po karrierën në kampionat e nisi me skuadrën e Mainzit. Detyra e Klopp është në “Anffield” është rikthimi i LIverpoolit në garën për titullin pasi aktualisht mban vendin e 10 me 6 pikë më pak se kryesuesit e Manchester City.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat