Entuziazmohet

Zgjedhjet 2013

Entuziazmohet

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 12:16

Si gjithmonë garat e Formula 1 janë interesante dhe që fusin emocione të mëdha në mesin e tifozëve të këtij sporti. Drejtuesi i skuadrës, Mercedes, Toto Wolff mbështet propozimin për makinën e tretë në pistat e Formula 1. “Nëse një skuadër largohet dhe këtu kam parasysh rastin Lotus, makina e tretë do të ishte një zgjidhje për të plotësuar vendet bosh. Kjo ide më entuziazmon sepse preferoj të garoj përkrah një makine si Red Bull në një kampionat me 27-28 makina dhe me pilotë të rinj interesantë. Gjithsesi, kjo është një zgjidhje e detyruar sepse prioriteti i këtij sporti është që të gjithë të mbyllin sezonin”. Gjatë ditëve të fundit janë shtuar zërat për largimin e Red Bull dhe Toro Rossos nga Formula 1 për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit me Renault.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat