Batutat me kapitenin Cana...

Zgjedhjet 2013

Batutat me kapitenin Cana...

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:26

Kombëtarja Shqiptare ka vijuar përgatitjen për sfidën e shumëpritur me Serbinë. Në seancën e parafundit ekipi është dukur i relaksuar teksa për të ngritur në maksimum humorin ka menduar zëvendës presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili ka qenë i pranishëm gjatë të gjithë seancës. Batutat me kapitenin Cana, futbollsitët dhe stafin teknik kanë krijuar një klimë të qetë, teksa trajneri De Biasi ka qenë i përqendruar tek puna aq sa ka qëndruar në mesin e fushës për të qenë pranë futbollistëve me këshillat.

Italiani i stolit kuqezi ka hequr lirinë për mediat duke lejuar në dispozicion të tyre vetëm 15 minutat e para të seancës stërvitore. Gjatë kësaj kohe është vënë re interesimi i madh i tifozëve të cilët kishin hipur mbi murin rrethues të kompleksit “Tropikal” për të ndjekur ekipin e zemrës. Surpriza e vërtetë në këtë seancë stërvitore ka ardhur nga ajri, jo me një dron por me një parashutë e tëra kuqezi me shqiponjën dy krenare, që ka tërhequr vëmendjen e ekipit i cili për një moment ka lënë në mes punën për të ndjekur spektaklin nga ajri.

Erjon Bogdani dhe Paolo Tramezani kanë bërë gati fushën ndërsa Lorik Cana pasi ka marrë udhëzimet nga trajneri ka bërë liderin duke udhëzuar mbrojtësit e skuadrës për detyrat që duhet të ndiqnin. Në momentin e përgatitjeve taktike stafi teknik ka kërkuar largimin e medias për të vijuar punën në këtë seancë të parafundit stërvitore për sfidën ndaj Serbisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat